E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta aktori Bekim Fehmiu

është ndarë nga jeta në mënyrë tragjike aktori shqiptar me famë botërore, Bekim Femiu. Trupi i pajetë i aktorit të Uliksit u gjet në apartamentitn e tij në Beograd. “I veçantë në jetë dhe aktrim, i veçantë edhe në vdekje dhe amanet komentojnë mediat ndërsa bëjnë të ditur se aktori vrau veten dhe kërkoi që trupi i tij të digjet”.

Bekim Fehmiu është gjetur pasdite të martën i vdekur në banesën vet, në lagjen Zvezdara të Beogradit, ka konfirmuar ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq, i cili ka thënë se "supozohet për vetëvrasje, sepse është shtënë nga pistoleta e regjistruar në emrin e tij". Sipas të afërmve aktori nuk ka qenë në gjendje të mirë psikologjike e shëndetësore 4 muajt e fundit edhe për shkak të një hemoragjie cerebrale.

Bashkëshortja e artistit Branka Petric ka konfirmuar se ceremonia mortore do të kryhet në Beograd e se amaneti i aktorit ishte që trupi i tij të kremohet. Ajo deklaroi se Bekimi ishte vetvrare rreth 14:00 – 15:00, ndërsa ajo nuk ishte në shtëpi.

Bekim Fehmiu ka lindur në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936. I ati, Ibrahim Fehmiu, është njohur si patriot dhe punëtor i shquar i arsimit shqip. Fëmijërinë dhe rininë e ka kaluar në Prizren. Fakultetin e Arteve Dramatike e ka kryer në Beograd ku edhe kaloi jetën përkrah bashkëshortes Branka Petric e dy djemve Uliksin dhe Hedonin.

Artisti mori famë me filmin "Mbledhësit e Puplave", në vitin 1966, me të cilin u nderua me Palmën e Artë në Kanë. Rolet e tij në filmat "Edukata speciale", "Odiseja", apo "Aventurieri", përmenden si kryevepra të kinematografisë botërore. Ka luajtur 40 filma të metrazhit të gjatë në kinematografinë jugosllave dhe atë evropiane, duke arritur madje edhe në Hollywood perkrah emrave te tille si John Huston, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Irene Papas, apo Claudia Cardinale.

Në 1987 në shenje proteste kundër propagandës antishqiptare braktisi shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin. Në vitin 2002 në Beograd botoi autobiografinë "Shkëlqimi dhe trishtimi", amaneti i fundit i një prej artistëve më të mëdhenj me origjinë shqiptare.

Delina Bitraku

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 16 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›