E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja mjedisore në Dhërmi, IKMT pezullim e gjobë ndaj 5 bizneseve

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka zhvilluar kontrolle në zonën e Dhërmiut, në Bashkinë Himarë, pas denoncimeve të qytetarëve për ndotje mjedisore të shkaktuar nga aktivitetet industriale.

Gjatë inspektimeve në subjektet që merren me fraksionimin dhe përpunimin e inerteve, u konstatuan shkelje të kushteve të përcaktuara në lejet mjedisore. Për këto shkelje, IKMT ka vendosur masa administrative, përfshirë pezullim aktiviteti dhe gjoba ndaj pesë bizneseve.

IKMT bëri të ditur se kontrollet do të vijojnë, veçanërisht në zonat bregdetare gjatë sezonit turistik, me qëllim garantimin e respektimit të standardeve mjedisore dhe mbrojtjen e territorit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›