Ndotja ne Hungari ekspertet e BE nisin punen

Bashkimi Europian eshte angazhuar ne ndihme te Hungarise per te ndalur katastrofen ekologjike. Ekspertet nisen punen per te gjetur nje zgjidhje per balten e kuqe qe rrezikon te perhapet edhe ne ujrat e lumenjve.
Ministri hungarez i mjedisit i tha BBC-se se struktura ekzistuese mbrojtese e rezervuarit rrezikon te shembet nga casti ne cast.
Ekspertet paralajmerojne se edhe struktura mbrojtese ne pjesen veriore te rezervuarit rrezikon te bjere nga casti ne cast.
Nese shembet ajo struktura qe shohim ne cepin atje poshte atehere duhet te perballemi me pasojat pasi ketu kemi rreth 5-7 milione tone balte thote ministri hungarez i Mjedisit.
Ai thote se nuk duhet humbur asnje minute per te ndertuar kete strukture qe eshte nje unaze masive ne perpjekje per te mbrojtur ate qe ka mbetur nga Kolomtari dhe fshatrat e tjere te kesaj lugine.