E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi skandal me sherbimin shendetesor

Serish Greqia gjendet ne qender te kritikave ne mediat me te medha boterore. Kesaj here eshte ne fokus sistemi shendetesor.

Nje turist gjerman u aksidentua ne dhomen e hotelit ne te cilen po kalonte pushimet ne ishullin Kos ne Egjeun jug-lindor.

Ai u dergua me urgjence ne qendren mjekesore te zones ku nuk ndodhej asnje mjek por vetem nje infermier i cili te vetmen ndihme qe mund ti ofronte turistit ishte mjekimi i plages me betadine. Duke pare mangesite e kesaj qendre u vendos dergimi i turisit ne Gjermani pasi ishte i siguruar.

Nje avion ambulance mberriti ne ishullin Kos por atje nuk kishte ambulance per transportimin e turistit te plagosur dhe pronari i hotelit e ka vendosur shtetasin gjerman ne nje kamioncine mbi disa arka. Mjeket gjermane u shokuan kur pane kete skene. Ata publikuan fotot te cilat u transmetuan ne te gjitha mediat gjermane dhe te huaja. Ngjarja krijoi shume reagime edhe ne Greqi ku ministri i Shendetise Andreas Lomverdhos kerkoi hetim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›