E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja nga nafta, "BP": Kemi shpenzuar mbi 2 miliardë dollarë

Shpenzimet lidhur me katastrofën e baticës së zezë në Gjirin e Meksikës kanë prekur kuotën 2.35 miliardë dollarë. Kështu ka njoftuar kompania "British Petroleum" për shpenzimet që ka bërë lidhur me ndotjen nga nafta.

Sipas kompanisë shifra në fjalë përfshin shpenzimet e kryera për të bllokuar përhapjen e baticës së zezë, shpimin e puseve të emergjencës, ndihmat financiare për shtetet e prekura, rimbursimet e dëmeve dhe shumat që u janë paguar autoriteteve federale.

Gjithashtu kompania "BP" ka theksuar se për momentin është ende shumë herët për të përcaktuar koston përfundimtare të katastrofës.

Ndërkohë deri ditën e hënë shpenzimet e grupit arrin deri tek 2 miliardë dollarë ndërsa javën e kaluar, kolosi i naftës njoftoi krijimin e një fondi 20 miliardë dollarësh për viktimat e tragjedisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›