OJQ-të : reagojnë ndaj Ligjit për deputetët

Organizatat joqeveritare kanë reaguar ndaj Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetëve, ndërsa shkas i këtij reagimi ka qenë mënyra se si është ndryshuar ky ligj ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Ka qënë pikërisht neni 22 i cili ka qenë i kundërshtuar edhe më parë.
Valmir Ismaili nga Instituti Demokratik i Kosovës theksoi se mënyra se si është ndryshuar neni i këtij ligji është bërë në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas tij, kjo Rregullore nuk e parasheh një formë të tillë të ndryshimit të ligjit.Sipas tij, deklaratat e mëparshme të Hysenit por edhe të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi të cilat kanë qënë në favor të miratimit të Ligjit janë në kundërshtim me atë që është thënë sot në seancë. Ndërsa, Petrit Zogaj nga lëvizja "Fol" pohoi se organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga presidenti Sejdiu që mos ta dekretojë atë dhe ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend.