E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndotja nga plehrat në Vlorë, banorët ankohen për djegien e kazanëve

Djegia e plehrave ne kazanët ku hidhen është kthyer në një problem shqetësues për qytetarët vlonjate. Ndonëse qytetarët kanë reaguar duke u ankuar në bashki lidhur me këtë fenomen të rrezikshëm për shëndetin e tyre, kjo e fundit ka paralajmëruar ndëshkime për ata persona që djegin mbeturinat, por me sa duket thirrja ka rënë në vesh të shurdhët. Përveç dëmtimit të pronës publike, siç janë kazanët e blerë vetëm pak muaj më të ardhurat e taksapaguesve, flakët kanë rrezikuar automjetet e parkuara në anë të rrugës pranë kazanëve që digjeshin si dhe linjat elektrike e kabëllot përcjellëse. Madje shpeshherë është dashur edhe ndërhyrja e zjarrëfikësve që kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shuarjen e tij, ndërsa kazanët kanë dalë jashtë funksionit. Specialistët e mjedisit në qarkun e Vlorës, japin alarmin për rrezikun e ndotjes për banorët, nga diegia e mbeturinave nëpër koshat e hedhjes së tyre. Ndotja toksike, që krijohet nga djegia e plehrave ka krijuar mjaft probleme te qytetarët, ndërsa qarkullimi nëpër rrugë është i vështirë, për shkak të tymit, por edhe ndotjes. Sikur të mos mjaftojnë mbetjet e ndryshme në ish-fushën e aviacionit apo në zona të ndryshme, tanimë ky fenomen është përhapur edhe në qytet. Dihet që në Vlorë mungon një landfilld i përpunimit të mbeturinave, megjithatë ende nuk ka emra konkret, që mund të quhen përgjegjës për djegjen dhe shkaktimin e këtij probklemi shqetësues në qytetin bregdetar të Vlorës

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›