E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ndotja, pushuesit pastrohen me benzine"

Viktor Tirana njihet si veterineri i zones se Semanit, i cili nuk humbet asnje sezon veror pa kaluar ne plazhin me te njejtin emer. "Plazh i bukur dhe me rere kurative. Komunat bejne aq sa kane mundesi, pasi cdo sezon turistik e pastrojne dhe e plugojne, largojne mbetjet inerte e investojne sa kane mundesi. Problem mbetet nafta bruto, qe ndot reren dhe ujin. Plazhistet duhet te vijne duke marre me vete nje shishe me benzine qe te pastrohen. Energjia elektrike mungon vetem ne plazh. Dikush qe do te ushtroje aktivitet privat nuk mundet. Nuk mund te flitet per cmime, pasi nuk ka dyqane dhe restorantet e lokalet jane te pakta. Ndoshta ndikon edhe mungesa e energjise", thote ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›