Ndreca: Do i shkruajmë Barrosos. Jam djegur vetë

Gjergj Ndreca
Ndërsa bashkëvuajtësit e tij vazhdojnë grevën e urisë prej 29 ditësh, Gjergj Ndreca u shpreh sot se gjendja e tij është më e mirë, megjithatë sipas mjekëve, duhet ende kohë për kurim.
Ndreca ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi Perikli Shqevin, i cili është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se i ka vanë flakën Ndrecës.
Ndreca shprehet se është djegur vetë dhe se nuk ka qenë Perikli Shqevi që i ka vënë flakën. Ish i burgosuri politik, Ndreca tha se për kërkesat e tyre do t’i shkruhet edhe Parlamentit Evropian, dhe po ashti edhe Presidentit të Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.
Ndreca ka theksuar se ish të përndjekurit kërkojnë të jetojnë në paqe, dhe të respektohen të drejtat e tyre legjitime.
Pak kohë më parë, Gjergj Ndreca në një akt vetëflijues tentoi t’i jepte fund jetës, duke u vetëdjegur. Ai u kurua për pak ditë në Greqi, dhe vetëm prej dy ditësh është kthyer në Shqipëri.