E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndreq e prish...

Detyren e drejtorit e kam pranuar per ta cuar Institutin perpara duke marre parasysh rrethanat ne te cilat gjendej ai gati i shuar nga mungesa e kushteve reale per funksionimin e nje institucioni shkencor... - thote ne letren e vet te doreheqjes drejtori i Institutit per Trashegimi Shpirterore dhe Kulturore te Shqiptareve te Maqedonise doktori i shkencave historike z. Ramiz Avdyli. Kjo doreheqje nuk mund te mbetet si lajm i thjesht por duhet te analizohet si paradigme qe shpjegon shume procese qe zhvillohen ne shoqerine e shqiptareve te Maqedonise.


Ky institut te populli i ketyre aneve njihet edhe me emrin e rilindesit Pjeter Bogdani figures me tragjike te historise dhe te kultures shqiptare. Kjo doreheqje ka nje parahistori qe shpjegon shume drejte poziten e shqiptareve te Maqedonise.


shte krijuar nje bindje se shqiptaret e Maqedonise paskan nje identitet pak me te vecante se shqiptaret e tjere. Ky pohim kjo vecori nuk eshte shpjeguar sa duhet por mbase po teproj eshte perdorur si nje pohim i mireqene. Kete vecori identitare te shqiptareve te Maqedonise do ta nderlidhja me fenomenin e kulturimit dhe te inkulturimit qe shfaqet te cdo popull i sunduar.


Ata qe kritikojne ose konstatojne se shqiptaret e Maqedonise kane nje identitet qe dallon nga standardi kombetar kete konstatim e nderlidhin me rolin e religjionit ne jeten e tyre te perditshme.


Sipas mendimit tim shqiptaret e Maqedonise nga aspekti i ndjenjave kombetare jane me radikale se te tjeret. Ata asnjehere nuk kane munguar ne betejat kombetare gjate shekujve si pjesemarres ne beteja apo ne detyra logjistike.


Ministri pare i luftes ne qeverine e pare te pavaresise ishte tetovari Mehmet Pashe Deralla njeri nga figurat me te shquara shqiptare te asaj kohe. Po ashtu nuk duhet harruar faktin se standardi i sotem i gjuhes shqipe per here te pare filloi te zbatohet ne gazeten ne gjuhen shqipe Flaka e Vellazerimit qe botohej ne Shkup.


Ne eksodin e fundit te shqiptareve te Kosoves ata luajten nje rol kyc historik dhe kombetar jo vetem me solidaritetin politik lidhur me luften per pavaresine e Kosoves me pjesemarrjen ne lufte por edhe me strehimin e tyre duke penguar perpjekjet e strukturave shteterore maqedonase per te krijuar nje korridor te shpernguljes pa kthim.

Por si te shpjegohen pohimet lidhur me zakonet orientale qe jane me te theksuara te shqiptaret e Maqedonise ose si te shpjegohet nderlidhja e tyre me trendet ne menyren e veshjes te nje pjese te grave myslimane shqiptare


Kjo dukuri me shume eshte demonizuar sesa analizuar ne menyre objektive. Ndikimi ne menyren e veshjes nuk ka te beje me bindjet fetare por qyteteruese. Ne librat fetare nuk ka asnje informate lidhur me modelin fetar te veshjes se femrave.


Shpjegimet jane te terthorta prandaj te verteten duhet kerkuar te menyra se si vishen grate e nje populli tjeter qe fale kapaciteteve me te medha ekonomike politike ushtarake sunduese arrin qe ti imponoje vlerat e tij popujve te tjere sic ka ndodhur ne Perandorine Osmane.


Ky sundim ka ndikuar te cdo popull i nenshtruar duke filluar nga greket shume mbiemra ruajne ndikimin e gjuhes turke kostumet zanatet fjalet etj. pastaj serbet bullgaret maqedonasit malaziasit dhe deri te shqiptaret.


Kjo dukuri e imponimit te kultures se popullit sundues ndaj atij te sunduar quhet kulturim zhveshje e identitetit dhe te vlerave te popullit te sunduar dhe imponimi i zakoneve dhe vlerave te sunduesit. Popujt qe clirohen nga sundimi i huaj menjehere fillojne te inkulturohen duke e ringjallur traditen e tyre. Bartes te kesaj reforme kulturore perkatesisht identitare behen institucionet.


Dallimet e brendshme shqiptare ne segmentin e identitetit kulturor kane te bejne me ekzistimin funksionimin te instituteve te ndryshme ku behet seleksionimi i dijes i vlerave i projekteve. Inkulturimi rikthimi ne kodin paraprak kulturor arrihet permes funksionimit te instituteve. Aty ku jane themeluar institutet per inkulturim identiteti kombetar fillon te mbisundoje dhe ti sprapse ndikimet nga jashte.


Bie fjala ne Shqiperi kane ekzistuar institutet kulturore kombetare prandaj atje inkulturimi arrihet shume lehte aty ku keto institucione jane te reja ky proces eshte me i ngadalesuar si ne Kosove nderkaq ne mjedise ku mungojne keto institucione si ne Maqedoni aty inkulturimi pret dite me te mira.


Pa institute profesionale kulturore procesi inkulturues ngec dhe krijon hapesire per restaurim te vlerave qe vazhdojne misionin akulturues. Te vetedijshem per kete rol te instituteve ne prodhim dhe ruajtje te vlerave kombetare ne Shkup u themelua Instituti per Trashegimine Shpirterore dhe Kulturore te Shqiptareve te Maqedonise dicka e ngjashme me institutet albanologjike dhe etnografike. Ideja ishte mahnitese per te gjithe njohesit dhe adhuruesit e kultures shqiptare.


Programin e hartoi njohesi i mire i kultures dhe i veprimtarise se instituteve z Xhabir Ahmeti nderkaq ne postin e drejtorit u emerua zonja Mirushe Hoxha doktoreshe ne fushen e shkencave humaniste. Objekti ku do te vendosej instituti u zgjodh Kurshumli Hani nje objekt shume i pershtatshem i periudhes osmane. Ne perurim te ketij instituti moren pjese kryeministri Gruevski ministra ambasadore dinjitare te besimeve fetare etj. Atmosfera ishte inkurajuese.


Me ne fund do te filloje grumbullimi dhe klasifikimi i vlerave te tradites te gjurmeve te vazhdimesise sone kulturore.
do popull qe deshiron te ruaje vlerat e tradites qe e perkufizojne identitetin e tij kombetar themelojne institute te ketilla sidomos ne fazen e organizmit te luftes per clirim kombetar.


Sllavet e jugut keto institute i quajten matica amza. Keshtu serbet e themeluan Matica Serpsken 1826 kroatet Matica Hrvatsken 1831 sllovenet Matica Sllovensken 1864 malaziasit Matica Crnogorsken 1993 ceket Matica eshken 1831 sllovaket Matica Sllovacken 1864 etj. Ne keto amza ndertohej identiteti kombetar mbi vecorite e traditave kulturore. Shume shpejt keto qendra shnderroheshin ne vatra te zgjimit te vetedijes kombetare.


Kete qellim paten edhe themeluesit e Institutit per Trashegimi Shpirterore dhe Kulturore te Shqiptareve te Maqedonise. Mirepo situata qe ne fillim zuri te ngaterrohet ngaqe iniciatoret gjithnje ne vije te krijimit te vazhdimesise kulturore te shqiptareve ne vije frymes politike te rilindesve e emertuan institutin me emrin e figures me tragjike te historise sone te periudhes se ringjalljes se vetedijes kombetare Pjeter Bogdanit. Filluan presionet nga me te ndryshmet.


Disa thoshin se qeveria turke eshte e shqetesuar me vendosjen e ketij instituti ne nje monument te trashegimise kulturore turke. Ky reagim ne fakt hap dilema shume te renda. Bie fjala kujt i takon trashegimia kulturore historike osmane Keto tema shfaqen edhe ne situata te tjera te ngjashme me problemet qe nderlidhen me shperberjen e perandorive Austro-Hungareze Osmane Sovjetike etj.


Te popujt tjere qe u cliruan nga sundimi osman keto probleme u zgjodhen pa kurrfare dilemash. Serbet i moren ne kontroll te gjitha keto objekte dhe me to benin cte donin por kryesisht i rrenonin keshtjellat xhamite teqete hamamet etj. Po keshtu vepronin dhe greket bullgaret madje edhe maqedonasit.

Problemet e kesaj natyre u shfaqen vetem kur shqiptaret tentonin qe ti shfrytezojne keto objekte ne kushte te reja. Reagimi ndaj kesaj ideje kishte te bente me veprimtarine kombetare te Pjeter Bogdanit 1630-1689 i cili organizoi nje kryengritje per clirim kombetar ku merrnin pjese edhe shqiptaret myslimane. Turqit e sotem ia zene per te madhe pse ai deshi ta shfrytezoje luften austro-turke per te arritur qellimin e tij.


Sidoqofte kjo lufte u nderpre per shkak te epidemise se murtajes 1689. Terheqja e ushtrise austriake krijoi situate te re ku kundershtaret e sundimit osman denoheshim me vdekje.


Edhe Pjeter Bogdani shkrimtar me i shquar i letersise se vjeter shqiptare kryepeshkop i Shkupit doktor i filozofise autor i shume veprave ne mesin e te cilave shquhet eta e Profeteve bartes i shume titujve te tjere te rendesishem per ate kohe njeri nga pese shqiptaret me te medhenj te shekullit te XVI dhe XVII Gjon Buzuku Leke Matrenga Pjeter Budi Frank Bardhi etj. te cilet hodhen bazen e identitetit kombetar te shqiptareve euriditi me i madh shqiptar i asaj kohe nuk lihej i qete. Autoritetet osmane e ndiqnin hap pas hapi.


Ai vdes nga murtaja me 1689. Autoritetet osmane me 1698 dhjete vjet pas vdekjes se tij arrijne ta zbulojne varin e tij dhe ne shenje te hakmarrjes mbetjet e tija mortore i hedhin neper rruget e Prishtines per ti ushqyer qente.


Per ti ikur obligimeve te tjera themeluesit e ketij instituti bene kompromise duke emeruar institutin me terma shpjegues Institut per Trashegimi Shpirterore dhe Kulturore te Shqiptareve. Por as ky kompromis fyes per tradite kulturore shqiptare nuk mjaftoi derisa u mor vendimi qe te dale nga ky objekt.


Nuk deshiroj te hyj ne detaje te tjera kush eshte fajtor e kush kontribuues por eshte fakt se ky institut nuk u prit mire nga nje pjese e vogel e popullit shqiptar te cilet kane senzibilitet tjeter identitar si dhe nga qarqet nacionaliste maqedonase te cilet kane nje pervoje te madhe se si ti perthajne iniciativat e kesaj natyre. Ne kete rast ata si edhe me raste te tjera shkurtuan mjetet financiare dhe drejtori Ramiz Abdyli duke pare se nuk ka mbeshtetje dha doreheqje.


Arsyet e doreheqjes ai nuk i shpjegon por e mjegullon duke permendur shkaqet shendetesore. Ne raste te ketilla detyra e intelektualeve te mirefillte eshte deshmia. Ai ka per detyre qe ti shpjegoje pse deshton nje iniciative nje institucion shume i nevojshem per shqiptaret e Maqedonise dhe per kulturen shqiptare ne pergjithesi.


Pjeter Bogdani ishte nder te paret qe shkruante me nje gjuhe te kuptueshme shqipe
Skupja gjytet perendeshe
nde ranxe te Lubotenit
qi regjina Rodopeshe 7
trajtoj moter Priserenit.

Tashme eshte bere zakon qe te thuhet se ne Kosove mbrohet interesi serb kinez koreane sllovak etj. Askujt si bie ndermend se aty mbrohet vetem interesi shqiptar. Po keshtu edhe me Pjeter Bogdanin... Vepra e tij eshte bazament i kultures shqiptare.
Ka ardhur koha qe te gjithe shqiptaret duhet ta trajtojne dhe mbrojne kulturen si nje vlere mbi cdo partishmeri. Me institute te kesaj natyre mbrohet berthama e vecorise kulturore te shqiptareve si dhe ruhet nje material nga e kaluara jone qe do tu sherbeje gjeneratave te ardhshme ta kuptojne vetveten me mire...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›