E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndroq, arrestohet një 59 vjeçar për ngacmim të një fëmije

TIRANË – Një 59-vjeçar është arrestuar sot për ngacmimin e fëmijëve nga policia e komisariatit nr. 6. I arrestuari quhet Xhavit Biduli dhe është nga fshati Ndroq.

Ai ka tentuar të kryejë veprime të turpshme me 9 vjeçaren, gjë që e ka bërë edhe para një viti. Gjestin e tij të përsëritur, familja e vajzës nuk e ka toleruar dhe e ka denoncuar në polici.

Biduli është i skeduar nga policia si person me orientim pedofilie.
 
Ndërgjegjësimi i familjeve për rrezikun që u kanoset fëmijëve nga abuzimet ka ardhur duke u shtuar shumë pas arrestimit të një vrasësi pedofil në Tiranë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›