E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndroq, arrestohet një 59-vjeçar për ngacmim të një fëmije

TIRANË – Një 59-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi është denoncuar nga prindërit e një të miture vetëm 9 vjeçe për kryerjen e veprave të turpshme me të. 59 vjeçari me inicialet Xh. B është arrestuar nga forcat e komisaritit nr. 6 në kryeqytet, pas denoncimit të prindërve të së miturës.

59 vjeçari punonte si shitës ambulant pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit Pinet të Ndroqit, 20 km larg kryeqytetit.

Banorë të këtij fshati janë shprehur për “A1 Report!” se ndjehen të frikësuar për fëmijët e tyre dhe se kërkojnë dënimin e 59- vjeçarit.

Ndërsa 59-vjeçari është vënë në pranga, e mitura 9 vjeçe është nën kujdesin e psikologëve. 59- vjeçari është i martuar dhe baba i 3 fëmijëve, ndërsa policia e kishte skeduar atë si person me orientim pedofilie. I dyshuari dhe e mitura rezultojnë të kenë lidhje farefisnore.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptare)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›