E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshe nga Merkel Westerwelle kerkon rregulla me te forta per eurozonen

Nuk kemi per ti dhene mesim askujt por as nuk kemi arsye qe te fshihemi kjo eshte njera nga fjalite me te cilat parapelqen ta pershkruaje politiken e tij te jashtme Guido Westerwelle.

Jo prepotent e megjithate i pazevendesueshem

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Merkel dhe Sarkozy ne Deauville kunder vendosjes se sanksioneve automatikisht

Keshtu i duket atij me se miri i perkufizuar roli i Gjermanise ne bote. Gjate fjalimit te tij ministri i Jashtem qendroi me gjate ne ato fusha te politikes se jashtme ne te cilat Gjermania ka shenuar se fundi suksese per shembull zgjedhja ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Shqetesohem shume per Evropen tha Westerwelle dhe e kishte fjalen per qendueshmerine politiko-financiare e cila u testua fort sivjet prej krizes se Greqise.

Nje euro i forte nuk mund te duroje rregulla te buta dhe nje euro i forte duhet te garantoje qe te mos vendose oportuniteti politik i castit po kritere objektive te cilat drejtohen kunder kujtdo qofte vend i vogel apo i madh.

Westerwelle kerkon ashpersimin e sanksioneve per te luftuar deficitin

Westerwelle kritikoi faktin qe pas hapjes se 22 procedurave te deficitit kunder shteteve anetare te BE-se nuk jane vendosur asnjehere sanksione. Ai kerkoi mekanizma me te ashper sanksionesh dhe shkoi me tej sesa kancelarja.

Tema te tjera te politikes se jashtme

Ne te njejten kohe ministri i Jashtem paralajmeroi ndaj nje politike te rinacionalizimit e cila drejtohet kunder BE-se. Kjo eshte nje udhe pa krye Gjermania i permbahet fort BE-se tha ai. Besueshmeria dhe parashikueshmeria jane per Westerwellen atribute te rendesishme te nje politike te jashtme solide per shembull ne negociatat me Turqine.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Westerwelle me homologune tij britanik William Hague

Kush nxitohet sot dhe ia mbyll Turqise deren para hundes ai humbet nje shanc historik. Per mua vlen fare qarte edhe ne sjelljen me Turqine Pacta sunt servanda 91marreveshjet duhen respektuar93. Fjala jone vlen. Ne i mbajme premtimet tona. Prandaj punojme me tere fuqine qe negociatat te zhvillohen me ndershmeri dhe me rezultat te hapur dhe te mos ngecin ne qorrsokak.

Ne fjalimin e tij njeoresh Westerwelle foli per miqte amerikane dhe per partnerin strategjik Rusine pa te cilen nuk mund te kete qendueshmeri dhe siguri ne Evrope. Si ne cdo fjalim te gjate ministri i Jashtem theksoi angazhimin e vet per carmatimin berthamor foli per suksese dhe deshtime ne Afganistan dhe per trajtimin e veshtire me ambiciet berthamore te Iranit. Politika e jashtme gjermane nxit interesat ekonomike te vendit dhe angazhohet njekohesisht qarte per te drejtat e njeriut si per shembull ne Kine tha ministri.

Autor Nina Werkhuser/Elert Ajazaj

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›