E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleance dhune e grekeve me imigrantet shqiptare - kunder afroaziatikeve

I kredhur ne qetesine e mengjesit plot diell dhe i shpelare nga shiu i furishem triditor sheshi para kishes se Shen Panteleimonit nuk te kujtonte asgje nga imazhi i krijuar per te si nje geto ne qender te Athines dhe arene e perleshjes raciste midis qytetareve te indinjuar dhe te huajve kryesisht afroaziatike. Por shpejt e kupton se eshte nje qetesi e rreme.

Frike per tepershkruar ngjarjet

Prifti ne hyrje te kishes thote se nuk mund te flase dhe mbyll me nxitim deren. Berberi shqiptar ne floktoren e tij na ben me shenje te kuptojme se bashke me floket e klienteve ka prere dhe gjuhen e tij per ato qe shikon. Athinaja pastruesja e bashkise refuzon te thote ne mikrofon se shpesh gjen thika shkopinj shufra hekuri dhe mjete te tjera rrethanore qe grupet e te rinjve ultra te djathte i perdorin ne sulmet e tyre sapo te rinj me ngjyre shfaqen ne shesh apo ne rruget perreth.

Ketu pra sundon dhuna. Shikojne te hane njeri-tjetrin thote nje qytetare qe po nxiton ne rrugen Alqivjadhu.

Rrinin femijet tek shkallaret dhe erdhen tri afgane dhe i goditen me thike. Pastaj mberriten 20 vete me shkopinj dhe u be hataja thote Kostas nje mesoburre qe shikon majtas-djathtas sikur e ndjek njeri.

I referohet ngjarjes se 15 shtatorit kur nje grup afganesh iu turren nje shqiptari 13 vjecar dhe dy te rinj greke 19 dhe 24 vjec qe i vajten ne ndihme u goditen me thike njeri ne bark dhe tjetri ne kofshe. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Migrante myslimane protestojne per te drejta ne Athine maj 2009

Policia permballe grupeve te mbrojtjes

Nje grup policesh te motorizuar ne qoshe te sheshit na kujton buletinin policor qe eshte shume i pasur. Vetem nga 15 gushti deri me 8 tetor jane shenuar 33 incidente me 23 rrahje dhe 10 goditje me thike me viktima nga te dyja palet. Akoma edhe te vdekur. Policia komunikoi keto dite se zbardhi krimin e vrasjes se nje te riu pakistanez me 2 korrik nga nje grek qe u arrestua. Policia eshte ne kerkim te dy bashkepunetoreve te tij shqiptare.

Sheshi dhe zona perreth konsiderohen bastioni i segmenteve ultra te djathta qe shpesh organizojne dhe tubime kunder imigranteve me ngjyre. Te ashtuquajturat grupe te mbrojtjes kane marre persiper te spastrojne zonen nga imigrantet me ngjyre qe shpesh behen objekt sulmi nga te rinj me ose pa maska.

Dhuna raciste per cudi ushqehet dhe nga segmente imigrantesh shqiptare. shte e vertete pyetem nje grup shqiptaresh qe luanin letra ne nje qoshe te sheshit pa i shqetesuar njeri.

I pari fare jam une qe jam perleshur me te zinjte se nuk kane edukate dhe nuk e dine se cfare eshte jeta ne Greqi thote Spiro Qytyku nga Berati dhe shton

Me greket kaloj fare fare fare mire. Per cdo nevoje qe kane pasur kunder te zinjve une jam afer atyre. Ai thote se eshte shume i kenaqur nga Greqia ku me punen e tij rriti kater femije ka kumbar grek dhe eshte i respektuar. Po pse ngrihet kunder zezakeve

Nuk eshte puna se jam racist. shte puna se nuk po ushqehemi dot ne. Ata vene me 15 euro dhe ne kerkojme merokamato kanonika me ensima kerkojme dite pune te rregullt me pulla siguracioni me te tera. Dhe perserit refrenin e tij Une them se duhet te ikin qe ketej.

Shqiptaret kunder shfrytezuesve te sistemit

Spiroja eshte familjar dhe me rrefimin e tij te sinqerte per shperthimin kunder imigranteve me ngjyre vjen per te deshmuar ate qe evidenton per DW si shkak me te thelle edhe kriminalisti i shquar dhe profesori i Universitetit te Athines Janis Panusis

Shqiptaret si te krishtere dhe te integruar ne shumicen e tyre kane filluar te kene si armiq jo greket sic ishte ne fazen e pare por ata qe u rivendikojne si race ngjyre apo fe e ndryshme te drejten per te jetuar me menyren qe kane vendosur dhe jane integruar ne menyre pqesore. Keshtu verejme fenomenin te varferit kunder te varferve shqiptaret kunder te zinjve Greket e Azise se Vogel kunder romeve dhe kategori te tjera qe kane nje fare integrimi ne Greqi te cilet shikojne si armiq jo klasen e pasur establishmentin grek por ata qe rivendikojne ate pjese te vogel qe ata e kane fituar ne menyre te ligjshme dhe me integrimin e tyre ne shoqerine greke.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje demonstrate antiraciste ne Sheshin Sintagma

Aleanca e dhunes perballe bashkejeteses

Per profesorin grek eshte gabim te thuhet se nxjerrin komplekset e tyre per ate qe ata kane vuajtur vete vite me pare gje qe mund te ndodhe ne planin privat por jo kolektiv.

Ky parameter i erret i aleances se dhunes nuk shfuqizon sigurisht vleren e kultures se bashkejeteses midis vendasve dhe imigranteve shqiptare sic shprehet dhe ne sheshin e perbashket qe ndajne.

Bashkejetojne me greket. Jane njerez te qete. Kane ardhur te paret jane nikoqire familje per se mbari njoh shume shqiptare thote Jorgos Andrikopullos imigrant edhe vete dikur qe kujton me nostalgji edhe ditet e mira te zones ku tani kalon pleqerine. Atehere kur sic thote ishte nga me te mirat e Athines. Ketu ishte embeltorja e famshme Mallamos jane xhiruar filma me aktore te famshem. Kurse tani...

Autor Niko Anagnosti/Athine

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›