E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizin drejtuesit e Elbasanit dhe Gjirokastrës

Ndryshimet në Policinë e Shteti nuk janë të pazakonta, ku synimi i tyre është pikërisht të rritet forca e policinë në luftën kundër krimit, trafikut dhe kultivimit të kanabisit në vend.

Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku janë ndryshuar drejtuesit e Policisë në Elbasan dhe Gjirokastër.

Konkretisht drejtuesi I Elbasanit, Ardian Çipa është emëruar Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër. Në Elbasan është komanduar drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë drejtori.

Bledar Çeliku, i cili drejtonte policinë e Gjirokastrës emërohet këshilltar te Drejtoria e Standarteve në Drejtori të Përgjithshme.

Lëvizje do ketë edhe në Lezhë dhe Dibër, por ende nuk janë konfirmuar emrat.

Këto ndryshime vijnë pas urdhrit të Muhamet Rrumbullakut , i cili u ka kërkuar nga efektivët që të intensifikojnë kontrollet në terren dhe në ambientet e mbyllura, si dhe të mbledhin informacione duke bashkëpunuar edhe me qytetarët qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese, për personat me tendencë në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›