E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ligji i ri, kryeministri Sunak: Do i kthejmë mbrapsht emigrantët, po u bëhet padrejtësi britanikëve

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka deklaruar se goditja ndaj trafikut të qenieve njerëzore është e domosdoshme pasi sipas tij, sistemi aktual që po shfrytëzohet është “i padrejtë ndaj popullit britanik”.

Kryeministri e cilësoi projektligjin e ri të emigracionit si “të ashpër, por të domosdoshëm dhe të drejtë”.

“Ky do të jetë gjithmonë një vend i dhembshur dhe bujar… por situata aktuale nuk është as morale dhe as e qëndrueshme, nuk mund të vazhdojë kështu. Është krejtësisht e padrejtë për popullin britanik”, është shprehur Sunak.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët nga ana e saj, thekson se është “thellësisht e shqetësuar” nga planet e qeverisë, të cilat sipas saj do të sjellin ndalimin e azilit.  Por Sunak këmbëngul se “ne e kemi provuar në çdo mënyrë tjetër dhe nuk ka funksionuar”.

“Ne do t’i ndalojmë ata që vijnë këtu ilegalisht dhe pastaj do t’i largojmë brenda disa javësh, ose në vendin e tyre nëse është e sigurt, ose në një vend të tretë të sigurt si Ruanda”, tha Sunak.

Ndërkaq, ministrja e Brendshme Suella Braverman, zbuloi ligjin e ri që do të thotë se njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar do të ndalohen dhe do të kthehen mbrapsht, transmeton Sky News. 

Qeveria ka pranuar se projektligji mund të mos jetë në përputhje me ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, por kryeministri Sunak tha se qeveria e tij nuk do ndalet përpara këtij fenomeni.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›