E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në Policinë e Shtetit nga Saranda në Tropojë

Ka pasur ndryshime në drejtimin rajonal dhe lokal të Policisë së Shtetit.

Drejtues Dritan Lena, deri tani Shef Sektori i Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, Kryekomisar Saimir Shkambaj, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Komisar Feliks Hoda, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.

Komisar Andi Kano, Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, komandohet Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›