E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Arrestohet në Rusi trafikanti nga Elbasani

Ish zyrtari i LSI në SPAK, pyetet për lobimin në SHBA

Arrestohet në Rusi Salvador Aliu, i njohur edhe si Salvatore Aliu, i dyshuar si një prej personave kryesorë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës, sipas burineve ende jozyrtare.

Aliu, me origjinë nga Elbasani, ishte shpallur në kërkim pas hetimeve të SPAK për një organizatë të dyshuar kriminale që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës dhe pastrimin e parave. Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tij masën “arrest në burg”. Në atë kohë, burimet e SPAK dhe raportimet mediatike bënin të ditur se Aliu dyshohej se ndodhej në Dubai dhe se autoritetet shqiptare po bashkëpunonin me agjencitë e huaja për kapjen e personave që ndodheshin jashtë vendit.

Sipas hetimeve të SPAK, Aliu dyshohet se kishte rolin e furnizuesit, organizatorit dhe financuesit të ngarkesave me kokainë nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Hetimi lidhet me një rrjet për të cilin SPAK ka dokumentuar disa episode të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Posaçme kishte caktuar 10 masa “arrest në burg”, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro, përfshirë kompani, prona, vila dhe investime në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Aliu dyshohet gjithashtu se furnizonte me kokainë disa grupe kriminale shqiptare, mes tyre edhe grupin e Çopjave, ndërsa hetimet e SPAK janë mbështetur edhe në të dhëna të komunikimeve përmes platformës së koduar Sky ECC.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›