E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndryshime në administratë, Xheni Beqaj në krye të Agjencisë së Bregdetit, rikonfirmohet zv.ministrja e Arsimit

Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar sot dy ndryshime në nivele drejtuese të administratës qendrore. Me propozim të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në krye të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB) është emëruar Xheni Beqaj.

AKB është institucioni kyç që menaxhon vijën bregdetare dhe stacionet e plazhit, një sektor me peshë të madhe për turizmin veror.

Gjithashtu, qeveria ka bërë një rregullim në strukturën e Ministrisë së Arsimit. Orjana Osmani, e cila mbante postin e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, është liruar nga kjo detyrë dhe është emëruar menjëherë zëvendësministër i Arsimit.

Ky ndryshim i titullit vjen si pasojë e riorganizimit të ministrive, ku portofoli i “Sportit” ka kaluar nga Ministria e Arsimit tek ajo e Turizmit dhe Kulturës. De fakto, Osmani vijon detyrën e saj në dikasterin e Arsimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›