E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndryshime në qeveri, Ina Majko emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shkarkohet Niko Hyka

Këshilli i Ministrave ka emëruar Ina Majkon në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky vendim vjen pas shkarkimit nga detyra të Niko Hykës, i cili mbante më parë këtë pozicion.

Emërimi i Majkos ishte një zhvillim i pritshëm, duke qenë se Kryeministri Edi Rama kishte premtuar publikisht se ajo do të bëhej pjesë e qeverisë nëse nuk do të arrinte të zgjidhej deputete. Ina Majko, ish-kandidate e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, garoi në listë të hapur në zgjedhjet e 11 majit, por nuk arriti të sigurojë një vend në Kuvend.

Vendimet për lirimin nga detyra të z. Niko Hyka dhe emërimin në detyrë të znj. Ina Majko hynë në fuqi menjëherë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave dhe pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›