E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime neFormula 1 FIA lejonurdhrat e skuderise

Duke nisur nga kampionati i vitit 2011 FIA ka vendosur qe te lejohen urdhrat e skuderise ne Formula 1.

Norma ishte kthyer ne qender te vemendjes pas parakalimit te Fernando Alonsos ndaj Felipe Mases ne Hokenhajm te Gjermanise. Per shkak se braziliani hapi rrugen ne xhiron e 49-te duke lejuar spanjollin te dilte ne krye komisaret e pistes e gjobiten me 100 mije euro skuderine Ferrari.
Pas asaj gare ne Formula 1 lindi nje debat i vertete nese duhet te lejoheshin urdhrat e skuderise apo jo.

Fernando eshte me i shpejte se ty a mund te konfirmosh se e more thelbin e ketij mesazhi ishte pyetja e dale nga bokset e Ferrarit per Felipe Masen. Ne xhiron tjeter braziliani hapi krahun cka solli akuzat e forta te skuderive te tjera pervecse hapi nje debat te gjere ne shtyp.

Por qe nga dita e premte ky debat mund te quhet i marre fund sepse Keshilli Boteror i FIA-s i ka dhene te drejte Ferrarit. Nga vendimet e tjera spikat ai qe ne kampionatin e vitit 2011 do te rifuten gomat gjysme te mesme ndersa do te sanksionohen pilotet qe gjate nje gare nuk do te perdorin te gjitha llojet e gomave ne te thate. Po ashtu duke nisur nga ky sezon kutite e kambios duhet te mbahen per 5 gara. Boterori i vitit 2011 ne Formula 1 do te startoje ne muajin mars.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›