Greqi PapandreuDo ndertojme xhamiper myslimanet
ATHINE- Kryeministri grek Jorgos Papandreu premtoi sot se do te ndertohet xhami per myslimanet te cilet jetojne ne Athine. Papandreu vuri ne dukje se deshtimi per te siguruar nje strukture te tille per me shume se dy dekada ka qene nje turp. Ai shtoi se ndertimi i nje xhamie ishte premtuar qe para 25 vitesh kur babai i tij ishte kryeminister.
Eshte turp qe per 25 vjet ndoshta me shume qe kur Andreas Papandreu premtoi krijimin e nje xhamie ne zonen me te madhe te Athines ne nuk kemi qene ne gjendje per te krijuar nje te tille tha ai ne parlament duke shtuar qe myslimanet kishin te drejten per nje xhami.
Edhe e perditshmja greke Ta Nea publikoi gjate kesaj jave nje shkrim ku thuhej se qeveria do te ndertoje nje xhami te perkohshme brenda gjashte muajsh ne nje baze detare ne Elaionas.
Nje nga kultet me te madha te lutjes per besimtaret myslimane me hapesire te mjaftueshme per 500 njerez do te ndertohet ne te njejten zone ne vitin 2012 shkruante Ta Nea. Myslimanet ne Greqi festuan Kurban Bajramin ne qiell te hapur ku nuk munguan as ngacmimet raciste ndaj tyre. Zemerimi dhe xhestet raciste jane bere me te shpeshta pas recensionit ekonomik qe po peson Greqia shkruan Times online.
m.a/BalkanWeb