Ndryshimet klimatike, protestuesit kërkojnë veprime konkrete

Delegatë nga rreth 200 vende do të takohen në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të diskutuar rreth ndryshimit klimatik. Konferenca filloi të hënën me thirrje të qeverive për t’u fokusuar mbi “detyrat kryesore” për të ngadalësuar ndryshimin klimatik. Ndërkohë, demonstrues nga e gjithë bota po mblidhen në Doha për të kërkuar veprime konkrete në lidhje me uljen e prodhimit të gazrave të efektit serrë, në veçanti nga vendet e zhvilluara.
Një nga qëllimet e takimit në Doha është shtyrja e mëtejshme e Protokollit të Kiotos, i cili mbaron në fund të vitit 2012. Një raport i OKB-së njoftoi se sasia e prodhimit të gazrave të dëmshëm për klimën është 14% më e lartë sesa duhet të ishte. Kjo do të thotë se nuk do të mund të arrihet objektivi për të ngadalësuar ngrohjen globale me një temperaturë nën 2 gradë Celcius. Në këto negociata, vështirësia qendron tek bindja e vendeve të zhvilluara për të bërë akoma më shumë përpjekje për të ulur gazrat e dëmshëm për klimën. Vendet e zhvilluara prodhojnë 80% të sasisë së gazrave që shkaktojnë efektin serrë./Indeksonlilne/