Haradinaj vizitoi edhe Klinën

Kryetari i Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të shtunën paradite ka qëndruar në Klinë
Ai ka bërë homazhe pranë shtatorës së ish komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi, në sheshin kryesor të qytetit, që mban emrin e këtij dëshmori.
Ai në këto homazhe është shoqëruar nga Halil Krasniqi, babai i dëshmorit Mujë Krasniqi, anëtar të kryesisë së degës së AAK-së dhe qytetarë të tjerë.
Haradinaj nuk ka dhënë qoftë një deklarate të vetme për media dhe pas qëndrimit të shkurtër është larguar nga Klina./Indeksonline/