Ndryshimet ne forumet e PS shtyhen ne fund te shtatorit
TIRANE-Socialistet shtyjne per ne fund te muajit ndryshimet ne forumet e larta te partise. E planifikuar per tu mbledhur ne fillim te shtatorit si kryesia ashtu edhe Asambleja jane shtyre per shkak te ecurise jopozitive te negociatave me PD-ne per te ngritur komisionin hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit. Burimet zyrtare saktesuan per Gazeta Shqiptare se deri ne fund te muajit situata politike do te kete marre nje drejtim te caktuar. Atehere PS-ja do te kthehet nga vetja duke bere njeheresh edhe ndryshimet ne forume duke nisur pergatitjet per te hyre ne fushaten zgjedhore si dhe per te menduar ne rast se do te merret nje vendim i tille edhe per protestat ne te gjithe vendin per largimin e qeverise. Kryetari i PS-se Edi Rama ka porositur strukturat qe deri sa te merret nje pergjigje per transparencen asgje tjeter sdo te zere vendin kryesor si ne media ashtu edhe gjate fjaleve ne seancat parlamentare. Ndaj edhe rifreskimi i forumeve sic eshte quajtur nga deputete te PS-se ka dale ne plan te dyte. Sipas sqarimeve qe kane dhene deputetet e pyetur nga Gazeta Shqiptare ndryshimet ne Asamble jane te domosdoshme pasi me zgjedhjen e 36 kryetareve te rinj te rretheve te cilet behen anetare te Asamblese automatikisht ne baze te statutit ndryshojne edhe raportet ne kete forum. Asambleja ka 161 anetare dhe bashke me 36 te rinjte shkon ne 197. Vec kesaj ka edhe nje shkelje statutore se anetaret qe hyjne automatikisht jane me shume se ata qe zgjidhen me vote. Per te cuar numrin e Asamblese Kombetare ne 161 sipas statutit te gjithe anetaret aktuale do te kalojne nje prove votebesimi ne gare edhe me te tjere emra qe do te propozohen gjate procesit.
d.b/BalkanWeb
d.b/BalkanWeb