Ndryshimet ne qeveri, Topi i dekreton

Presidenti Bamir Topi nuk ka pritur gjate, por ka dekretuar shkarkimin nga detyra te Ministrit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Anastas Duro dhe po ashtu ka dekretuar propozimin per emerimin e Viktor Gumit ne kete kete post.
Vendimi i presidentit i con menjehere dekretet ne parlament, qe duket se do te mbylle perfundimisht punimet duke votuar per emerimin e nje anetari qeverie, pikerisht ne fund te mandatit te ekzekutivit.
Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Anastas Duro i ka dhene doreheqjen e parevokueshme kryeministrit Berisha, duke shpjeguar se ky akt eshte nje qendrim qe behet ne emer te moralit politik, duke qene se nje dite me pare, forca e tij kaloi ne koalicionin e majte.
Pas kesaj levizjeje te pritshme te PBDNj-se, kryeministri Berisha i dergoi presidentit Bamir Topi propozimin per te emeruar Viktor Gumin ne postin e Ministrit te Punes dhe Ceshtjeve Sociale.