Ndryshimet në qeveri, mbërrijnë në Presidencë emrat e dy ministrave të rinj

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama propozoi Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin ministre të Bujqësisë, emrat i kanë shkuar në zyrë Presidentit Ilir Meta, i cili pritet t’i dekretojë.
Bledi Çuçi u propozua nga Kryeministri si ministër i Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, i cili u largua pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Ndërsa Milva Ekonomi u propozua në vend të Bledi Çuçit si ministre e Bujqësisë.