E Enjte, 5 Nëntor 2026

A do ta dekretojë Bledi Çuçin ministër të Brendshëm? Përgjigjet presidenti Meta

Presidenti Ilir Meta, la të kuptohet se nuk ka marrë ende një propozim zyrtar nga kryeministri Edi Rama, lidhur me emrin e ministrit të ri të Brëndshëm. Kreu i qeverisë tha së është njohur vetëm nga mediat lidhur me emrin e Bledi Çuçit. Por a do ta dekretojë emrin e ri?

“Nuk dua të flas për tema të brendshme. Jam njohur nga mediat me disa propozime. Duhet të njihem me propozimet zyrtare dhe përgjigja do jetë më e shpejta e mundshme”, tha Meta gjatë konferencës së përbashkët me homologen kosovare, Vjosa Osmani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›