E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet ne qeveri votim ne kuvend

Ndryshimet e pak diteve me pare ne kabinetin qeveritar pritet te marrin sot miratimin e kuvendit te Shqiperise.Kjo eshte pika me e rendesishme e cila eshte e parashikuar e fundit ne rendin e dites se seances se sotme te parlamentit.

Kuvendi do te votoje shkarkimin e ministrit te Ekonomise Dritan Prifti dhe te Ilir Metes e me pas do te hedhe ne vote emrimin e kreut te LSI ne postin e ministrit te Ekonomise dhe te Edmnond Haxhinastos ne karrigen e ministrit te Jashtem.

Nderkohe ne rendin e dites se seances eshte parashikuar edhe diskutimi e miratimi i projektligjit te shume debatuar per investimet e huaja si dhe votimi i ndryshimeve ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e prones.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›