E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend pritet miratimi i dy ministrave

Po zhvillohet seanca plenare e Kuvendit te Shqiperise. Deputeti i PS-se Erjon Brace ka ngritur nje sere pyetjesh ndaj ministrave te kabinetit Berisha. Ai pyeti pse shqiptaret po vuajne rritjen e cmimeve duke u varferuar cdo dite e me shume.
Deputeti pohoi se qytetaret paguajne gjithmone e me shtrenjte per nje vizite mjekesore cmimi i ilaceve rritet dhe vetem 1 biznesmen ka marre deri ne korrik 70 tendera per sa i perket shendetesise.
Brace theksoi se prej 17 vitesh ushtaraket nuk marrin te drejten per tu paguar nderkohe qe shqiptaret duhet te paguajne 120 mije leke vetem per te ngritur nje padi penale. Brace nenvizoi se pavaresisht premtimeve problemet e shqiptareve nuk po zgjidhen.
Deputeti demokrat Aldo Bumci gjate diskutimit te lire ka folur per raportin e KE-se per vizat. Ai pohoi se tashme nuk ka pengese per heqjen e vizave pasi qeveria shqiptare ka plotesuar kushtet.
Ky eshte lajm i shumepritur . Ky lajm u be realitet fale punes se qeverise qe permbushu kritteret per pajisjen me arta identiteti sigurine e kufijve luften ndaj korrupsionit droges apo trafikimit te qenieve njerezore shtoi ai.
Duke iu referuar opozites ai tha se pas keti lajmi ne zyren e kryesocialistit Rama ka rene zia. Ai nuk do te degjoje kete lajm te mire. Beri cmos qe ky lajm mos te vinte. Bllokoi parlamentin rruget beri greva urie. Ne 1 vit industria e tij agjitacion-propagande thoshte se Shqiperia eshte ne krize pohoi ai.
Ndersa deputeti socialist Fatmir Toci reagoi per arsimin e larte. Sipas tij cilesia eshte me e ulet se 20 vjet me pare. Shkollat i japin diploma studenteve te cilat nuk i ofrojne asnje mundesi punesimi tha ai.
Sot ne Kuvend priten te miratohen dy emrat per ministrit e rinj Edmond Haxhinasto per Punet e Jashtme dhe Ilri Meta per Ministrin e Ekonomise Telekomunikacionit dhe Energjitikes METE. Gjithashtu do te votohet dhe dekreti per shkarkimin e ministrit aktual te Ekonomise Dritan Prifti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›