Ndryshimet në rregullore, shumica i miraton me 73 vota

Mazhoranca miratoi me 73 vota pro pa praninë në sallë të opozitës, ndryshimet në rregulloren e Kuvendit ku përfshihet edhe kufizimi i imunitetit. Sapo ka nisur procesi i votimit, opozita është larguar nga salla ku qëndroi dhe debatoi në një sencë maratonë që ka zgjatur rreth 10 orë.
Përgjatë gjithë diskutimeve, opozita kundërshtoi ndryshimet në rregullore duke quajtur thjesht demagogji kufizimin e imunitetit, ndërsa mazhoranca i mbrojti ato duke e ftuar madje opozitën të sillte propozimin për ndryshimin e Kushtetutës për këtë cështje.
Rregullorja e ndryshuar parashikon kalimin në fund të seancës të diskutimit të lirë prej 60 minutash dhe dënimin me përjashtim nga seancat për 3 javë të atyre deputetëve që bllokojnë më shumë se dy minuta foltoren e Kuvendit.