Ndoka: Protesta për largimin e qeverisë

Kreu i Unionit Kristian Demokrat në Itali, Xhanmarko Kuadrini ka zhvilluar sot nje takim me kreun e PDK-së Nard Ndoka.
Gjatë takimit, Kuadrini tha se situata aktuale në Shqipëri rrezikon demokracinë dhe shtetin ligjor.
Ai ka nënvizuar se është i nevojshëm një dialog konstruktiv për daljen nga situata, pasi i dëmtuar nga kjo gjendje është populli. Ai ka theksuar se klasa politike shqiptare duhet të reflektojë me zgjidhje dhe jo akuza.
Nder te tjera, Kuadrini shtoi se Unioni Kristian Demokrat mbështet PDK-ne për aksionin politik.
Ndersa kreu i Partise Demokristiane Nard Ndoka tha se PDK është e vendosur të protestojë për largimin e qeverisë.