E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet në vitin e ri akademik

Viti i ri akademik, do ta gjeje universitetin e Tiranes me mbi 6000 studente te rinj, rreth 10% me shume se nje vit me pare. Por ky vit, qe pritet te startoje ne muajin tetor per universitetin e Tiranes do te kete disa risi. Nje nga keto, jane ndryshimet e procedurave per kandidatet nga trojet. Nese me pare ata zgjidheshin nga ministria e Arsimit, tani ata do te zgjidhen nga vete universitetet. Nderkohe ndryshime kane pesuar dhe specializimet ne fakultetin e Mjekesise. Te gjitha keto detaje, i ben publike per Alsat rektori i ktij universiteti Dhori Kule.

"Pjesa e studentve nga Kosova, n UT nuk do t regjistrohen me procedurat e viteve t mparshme, por marrveshja midis dy qeverive ka prcaktuar q ata do t aplikojn drejt pr drejt n fakultetet e Universiteteve shqiptare, atje ku duan. Tashme perzgjedhja e tyre do te behet atje ku behet ne cdo vend te Europes, pra departamentet per te pritur dhe pergatitur specialiste te mire ne fushen e mjekesise", beri te ditur Dhori Kule, rektor i UT.

Por krahas te rejave viti i ri akademik, pritet te kete dhe probleme. Nje nga te cilat eshte ai i kapaciteteve te cilat do te ishin te mjaftueshme vetem nese do te kishte nje kampus. Por edhe per kete vit, ai mbetet thjesht nje premtim. Nderkohe ndryshimet e ligjit te ri te Arsimit te sapomiratuara, do te sjellin nje riformatim te kurrikulave.

"Zgjidhja perfundimtare e infrastruktures do te jete realizimi i kampusit. Ne baze te ligjit te ri te arsimit te larte duhet qe kurrikulat e ciklit te dyte ti riformatojme, pasi ka nje klasifikim te ri te masterave", tha Kule. Persa i perket stafit pedagogjik, edhe kete vit do te kete rekrutim te pedagogeve te rinj, numer qe do te shkoje ne mbi 100.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›