E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceki, kalendarisensual i politikaneve

CEKE- Disa politikane femra në Ceki kanë zgjedhur një mënyrë shumë të vecantë për të promovuar partinë e tyre të re. Ato kanë pozuar për kalendarin 2010 me foto mjaft të hijshme, sensuale dhe provokuese.
Gjashtë gratë që kanë pozuar janë të gjitha anëtare të partisë Cështje Publike. Katër prej tyre janë anëtare të parlamentit ndërsa njëra është kandidate për kryetare bashkie.
Partia e Cështjeve Publike është partia më e re në skenën politike ceke. Duke pasur si prioritet në programin e saj luftën kundër korrupsionit e politika më të mira fiskale, në zgjedhjet e majit partia fitoi 11% të votave apo 24 vende në parlamentin prej 200 ligjvënësit.

Liderët e partisë i kërkuan fotografit më të njohur cek që të fotografonte 6 gratë për realizimin e kalendarit 2010.
Secilës i janë dedikuar 2 faqe nga kalendari në pozicione të ndryshme dhe shumica e tyre me shumë pak rroba në trup.
Qëllimi i kësaj iniciative është i qartë, promovimi i partisë së re, rritja e popullaritetit dhe mbi të gjitha të dëshmohet se politikën mund ta bëjnë edhe gratë përvec burrave.
Për momentin kalendari nuk është i disponueshëm në treg, por vetëm në websitin e partisë dhe kushton 16 euro. Paratë që do të fitohen nga shitja e tij do të përdoren për fushatën elektorale të partisë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›