E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ndryshimi fillon me ne”, protestë te Parlamenti ndërsa zhvillohet seanca plenare

Nën sloganin “Ndryshimi fillon me ne, është koha të zgjohemi”, qytetarë janë mbledhur këtë të martë (30 qershor) para godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në kohën kur po zhvillohen punimet e seancës plenare.

Protestuesit kanë artikuluar kërkesën për dorëheqjen të kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, duke i konsideruar ata përgjegjës për situatën aktuale politike në vend.

Ata kanë gjuajtur me vezë në drejtim të godinës teksa kanë vijuar të qëndrojnë rreth saj duke hedhur parulla të ndryshme.

Tubimi vjen në kuadër të protestave të përditshme që po zhvillohen prej rreth 30 ditësh në kryeqytet, të cilët kanë njoftuar se edhe këtë pasdite, në orën 19:00, do të vijojë protesta e radhës para godinës së Kryeministrisë.

Sipas organizatorëve, protestat do të vazhdojnë çdo ditë me qëllim, sipas tyre, “ndryshimin e situatës politike në vend”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›