Ndryshimi i Himnit Kombëtar, ja propozimet e Avokatit të Popullit

Pasi e ka iniciuar idenë e tij në emisonin Tonight Ilva tare, Avokati i Popullit ka mbështetur iniciativën e tij, për një rishikim femëror të Himnit Kombëtar. Gjatë një komunikimi me median, Totozani tha se e ka lancuar një inisiativë të tillë për t`ia lënë si diskutim publikut të gjerë që të vendosë.
Deklarata e Avokatit në Ora News ka ngjallur reagime të shumta rreth Himnit, duke e kthyer atë në një debat mbarëkombëtar. Në median e shkruar ka nisur një diskutim i ashpër rreth kësaj inisiative, ku argumentat pro dhe kundër nuk mungojnë.
Ja ndryshimet që propozon Avokati i Popullit:
Strofa 2, origjinali
Prej lufte vec ai largohet
Që është lindur tradhëtor
Kush është BURRË nuk frikohet
po vdes,po vdes si një dëshmor!
Strofa 2, propozimi për ndryshim
Prej lufte veç ata largohen
Që janë lindur tradhëtorë
As GRATE, as BURRAT nuk frigohen
por vdesin, vdesin si dëshmorë!
Strofa 6, origjinali
Trim BURRE quhet dhe nderohet
Atdheut kush i-u bë therror:
Për jetë ay do të kujtohet
Mbi dhe, mbi dhe si një shenjtor.
Strofa 6, propozimi per ndryshim
GRA edhe BURRA do nderohen
Atdheut kush i-u bë therror:
Për jetë ata do të kujtohen
Mbi dhe, mbi dhe se jane shenjtorë.