Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës/ LDK nuk merr pjesë në votim

Deputetët e LDK-së nuk kanë marrë pjesë në votimin e propozimit për shmangie të procedurave të rregullta për miratim të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ndërkohë që në seancën ku po shqyrtohet Projektligjit, përveç deputetëve të Listës Serbe, nuk po merr pjesë as deputeti i partisë së ministrit Nenad Rashiq, Lazar Raduloviç, as Rashiqi e as ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla.
Jehona Lushaku – Sadriu, deputete e LDK-së, ka thënë se lufta e UÇK-së është e shenjtë, por ka thënë se nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme. Ajo u shpreh se asnjë përgjegjësi individuale nuk mund të shndërrohet në fajësi kolektive e as ta zhbëjë karakterin çlirimtar të kësaj lufte. Deputetja ka deklaruar se nuk mund të premtojnë se një votim në Kuvend mund të zhbëjë një aktgjykim apo ta zëvendësojë betejën juridike.
Sipas saj, për LDK-në rruga e vetme për të ndryshuar një aktgjykim është rruga gjyqësore, rruga e Apelit.