Reforma territoriale/ Enno Bozdo-Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën, BE-ja nuk përcakton një standard për numrin e njësive të pushtetit vendor!

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka kundërshtuar procesin për Reformën Territoriale në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, duke kërkuar ndalimin e procedurës dhe dëgjimin e qytetarëve dhe përfaqësuesve vendorë që po protestojnë kundër ndryshimeve.
Në përplasjen me deputetin e mazhorancës Ulsi Manja, Bozdo akuzoi shumicën se nuk po merr parasysh qëndrimin e bashkive që preken nga reforma.Deputeti i PD-së tha se mazhoranca ka ende kohë për të ndaluar procedurën dhe për të dëgjuar variantet e propozuara nga përfaqësuesit vendorë.
Në vijim, Bozdo kundërshtoi edhe argumentin se procesi duhet të përmbushë afate të lidhura me Bashkimin Europian. Sipas tij, BE-ja nuk përcakton një standard për numrin e njësive të pushtetit vendor apo madhësinë e bashkive.Opozita nuk ka pasur qëllim bllokimin përveçse propozimin e variantit më të mirë për qytetarët. I keni në rrugë që po protestojnë.
Cilët afate duhet të kapim? Kjo nuk kërkohet nga BE, nuk ka asnjë standard për pushtetin vendor apo numrin e njerëzve në bashki”, tha ai.