E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i emblemes se Prizerenit deshton mbledhja e Asamblese komunale

Deshton serish mbledhja e Asamblese Komunale te Prizrenit per ndryshimin e emblemes se qytetit ne te cilen shkruhet Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Ne shenje kundershtimi partite opozitare bojkotuan seancen duke bere qe te mos arrihet kuorumi i nevojshem per te hedhur ne vote ndryshimin e emblemes. Nderkaq me heret perfaqesuesit opozitare akuzuan partine e kryeministrit Thaci se per interesa te ngushta partiake e personale po largon nga emblema simbolin kombetar te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.

Me vjen shume keq qe sot ne kete seance te deshtuar u pa vertetet se ata te cilet kane bere apel per gjakun per lirine per pavaresine sot e shkelin gjakun e deshmoreve me prezencen e tyre ne Asamble tha Ridvan Hoxha Nenkryetar i Deges se LDK-se ne Prizren.

Ne si opozite kerkojme zgjedhje te jashtezakonshme se eshte deshmuar se kjo udheheqje po e shkel ligjin dhe eshte e paafte te menaxhoje me komunen tha Bislim Zyrapi Kryetar i Deges se AAK-se ne Prizren.

Nga ana tjeter kryetari i Kuvendit Komunal te Prizrenit Nijazi Kryeziu i ka bere thirrje partive opozitare qe te votojne logon e re pasi te shtunen perfundon afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Nuk perfundon cdo gje me nje embleme te Prizrenit. Edhe nese votohet nga ky Kuvend ajo qe eshte. As per turqit as per boshnjaket as per shqiptaret nuk perfundon asgje...Nuk po kerkoje nga askush qe te leshoje pe vetem mos e keqperdorni foltoren me akuza tjetrin cili eshte ma patriot e ma burre i mire tha Nijazi Kryeziu Kryesues i Kuvendit Komunal te Prizrenit.
Nderrimi i emblemes se qytetit te Prizerenit eshte kundershtuar ashper edhe nga Levizja Vetevendosje aktiviste te se ciles hodhen ngjyre te kuqe para godines se Kuvendit Komunal ndersa u penguan nga forcat policore qe te futen brenda salles ku zhvillohej seanca e jashtezakonshme.

Nderrimi i emblemes se Prizrenit ne te cilin shihet ndertesa e Lidhjes se Prizrenit dhe ku eshte shenuar edhe viti i mbajtjes se saj 1878 eshte kerkuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosoves pas nje ankese qe ka marre nga nje qytetar boshnjak sipas te cilit emblema nuk perfaqeson te gjitha komunitetet por vetem shqiptaret. Ne vendim te Gjykates Kushtetuese te Kosoves thuhet se komuna duhet te heqe vitin 1878 nga logoja e komunes dhe ne ate hapesire te shkruhet ne tre gjuhe shqip serbisht dhe turqisht Komuna e Prizrenit.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›