E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i ministrive shton fondet për klientelën e Ramës

30-08-2013 / Gazeta 55

Kryeministri në ardhje Edi Rama përgatit të riorganizojë godinat e ministrive për të buxhetuar ministritë besnike dhe lënë pa adresë punonjësit e hequr nga puna. Plani kalon nga rialokimi i ministrive deri tek rialokimi i fondeve për ministritë e Canit, Tahirit, Kodhelit, Gjermenit e Veliajt. Qëllimi është zhvillimi i planeve të biznesit të një klani të ngushtë që do të shtojë klientelën dhe korrupsionin

Kataklizma institucionale është paralajmëruar. Nuk janë vetëm punonjësit e administratës së shtetërore që do të filtrohen në sitën e Partisë Socialiste, por edhe godinat aktuale të ministrive do të riorganizohen në emërtime të reja dhe me buxhete të reja. Kryeministri në ardhje Edi Rama trafikoi në median pranë tij se me ndryshimin e strukturës së disa ministrive bashkë më të do të ndryshojnë edhe selitë e tyre. Përflitet që ministria e Financave, ministria e  Ekonomisë dhe ajo Mbrojtjes do të lëvizin nga dikasterët aktuale, duke u zhvendosur në ngrehina jashtë sheshi Skëndërbej. Mediat e Ramës bëjnë me dije se Ministria e Mbrojtjes do të zhvendoset tek Shkolla e Bashkuar, ndërsa ministria e Financave, që pritet të drejtohet nga Shkëlqim Cani dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes  nga Arben Ahmetaj do të zhvendosen atje. Ndërsa Rama ka menduar që ministrat pa portofol të atashohen pranë Kryeministrisë, duke afruar më shumë ministrin burrë të ish-gruas së tij.
Megjithatë ky rialokim i ministrive në ndërtesa të reja parashikon edhe rialokim të ri për çdo ministri. Pak ditë më parë  ministri i ardhshëm i Financave Shkëlqim Cani gjatë tryezës me ekspertët e huaj të ekonomisë “Shqipëria e gjeneratës tjetër deklaroi domosdoshmërinë e rishikimit të buxhetit të shtetit për nevoja të reja.  “Unë nuk do flas për buxhetin e shtetit, ndoshta është herët të flas për atë rishikim të detyruar të buxhetit të 2013-s dhe për projektbuxhetin e 2014-s. Le ta marr unë këtë pjesë të vështirë të punës për ta bërë vetë”, deklaroi ministri ri i Financave, Cani.  Nevojat e reja të rishikimi të buxhetit të shtetit kanë të bëjnë me riorganizimin e ministrive sipas idesë së Edi Ramës për të pasur nën kontroll ministrat socialistë dhe heqja e mundësive buxhetore të ministrave të partnerit strategjik. Në fakt, burime të mirëinfiormuara pranë zyrës së kryeministrit të zgjedhur bëjnë me dije se Edi Rama po planifikon të fuqizojë me buxhete të majme ministritë e bashkëpunëtorëve me të cilët ka punuar më parë në bashki dhe demoralizuar ministritë periferike të partneritetit strategjik.
Padyshim rialokimi i fondeve nga ana e ministrit të ri të Financave Cani është një strategji e Edi Ramës për të zhvilluar planet e biznesit të një klani të ngushtë që do të shtojë klientelën. Kjo shpjegohet me profilin e ulët të ministrave, të heqjes së mandatit të deputetit dhe kufizimi i imunitetit parlamentar. Do të jetë e pamundur për një ministër të refuzojë presionet e joshjet tunduese të deputetëve biznesmenëve të PS që në politikë kanë hyrë për të shumëfishuara paratë e investuara në fushata elektorale.
Me një llaf gjithçka do të jetë në dorë të Edi Ramës që do të kontrollojë buxhetin e cdo ministrie dhe punonjësit e cdo dikasteri. Në fakt lëvizjet e administratës së ministrive jo vetëm që do të fshehin vendet e punës për punonjësit aktualë që do të jenë të pasigurtë dhe të pamundur për t’u ankuar në gjykatë në lidhje me kontratën me shtetin shqiptar. Edi Rama kërkon të bëjë “qelizëm” në institucionetr shqiptare duke spastruar administratën dhe emërua militantët e PS. Ndërsa ministrat e qeverisë së re do të jenë në presionin e mungesës së një mburoje ligjore dhe politike.
Sido që të jetë riorganizimi i ministrive të qeverisë “Rama” është një model taleban të rrafshimit të çdo memorie institucionale dhe grumbullimi të pasurisë burokratike të shtetit shqiptar. Shpërfytyrimi i ministrive nga ana e Edi Ramës ngjan pak a shumë me lyerjen e fasadave të pallateve të kryeqytetit që fshehin mjerimin e ndërtesave dhe falë saj të vjedhjes së organizuar. Shpërdorimi i buxhetit të shtetit duke i kanalizuar paratë publike në ministritë e linjës së tij politike dënon me shkurtim të shërbimeve publike. Edi Rama po luan një lojë të rrezikshme për të cilën s’ka asnjë garanci se do të përfundojë i paprekur nga pasojat e gabimeve fatale.       

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›