E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastori XhonsDjegia e Kuranit vetem eshte pezulluar

Pastori ne shtetin e Florides ka deklaruar se vetem e ka pezulluar e jo ta kete anuluar planin e tij per djegien e kopjeve te Kuranit te shtunen ne nente vjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 ne Shtetet e Bashkuara.

Teri Xhons fillimisht dje deklaroi se ka vendosur ta anuloje djegien e Kuranit per shkak se drejtuesi i projektit per ndertimin e qendres islamike afer vendit te Qendres Boterore te Tregtise kishte rene dakort ta zhvendose projektin ne nje lokacion te ri. Por pasi imami qe e kryeson projektin ne Nju Jork tha se nuk ka marreveshje per zhvendosjen e qendres Xhons tha se ishte mashtruar nga nje imam ne Florida dhe se tani po e rishikon vendimin per ta djegur librin e shenjte islamik.

Plani i tij eshte kritikuar nga presidenti Barak Obama dhe nga lideret politike e fetare ne mbare boten. Pentagoni tha se Sekretari i Mbrojtjes Ronert Gejts i kishte telefonuar pastorit dhe i ka kerkuar te mos e djege Kuranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›