E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ndryshojnë kriteret e legalizimit

Në datën 1 janar të vitit 2021 hyri në fuqi vkm-ja 10/40 mbi përcaktimin e rregullave të zbatimit të kriterevë të legalizimit, dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimit për ndërtimet pa leje . Përmes kësaj vkm-je përcaktohen rregullat për ndërtimet informale . Sipas drejtorit të agjencisë rajonale të Kadastrës Gjirokastër Florjan Taçi bëhët e ditur se, përfitojnë shumë individ të cilët ndërtimet e tyre i kanë pasur  të kategorisë C . Personat tashmë mund të plotësojnë dokumentacionin përkatës për legalizim . Një risi është edhe procedura e përshpejtuar e legalizimit. 

“Duke patur parasysh numrin e lartë të objekteve informale që ndodhen në afërsi të rrugëve, me vkm e vjetër kishin penalizim , kurse kjo e reja e liberalizon këtë gjë, duke mos e marrë fare parasysh pjesën e distancës në rrugët e kategorisë C. Ajo që është e rëndësishme për këtë vkm, është edhe fakti se vendimi për legalizim do të jetë edhe akti administrativ për kalimin në pronësi edhe të parcelës ndërtimore . Në momentin që qytetarit do ti jepet në dorë vendimi do ti legalizohet objekti që ai ka futur në proces legalizimi, automatikisht merr edhe parcelen .Në një aplikim në platformën online i Albania  cdo subjekt që  është i interesuar ka të drejtë që të aplikojë për një proçedurë të përshpejtuar “ tha zoti Taçi.

Të gjithë ata që kanë ndërtuar banesat ,tashmë kanë mundësinë për legalizim si dhe marrjen e çertifikatës së pronësisë . Të gjithë qytetarët aplikimet mund ti bëjnë edhe përmes platformës e-Albania.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›