Ndryshojnë targat për të gjitha llojet e makinave
Ndryshimet e reja do të shndërrojnë pjesën e majtë të targës nga të kuqe në blu, ku në sfond do të jetë flamuri i Bashkimit Evropian.
Mbi stemë vendoset shqiponja dhe simboli ‘Al’ me ngjyrë të bardhë. "Në të djathtë të targës opsionale, sfondi me ngjyrën e flamurit të BE-së, blu, mbi të cilin vendoset viti i parë i regjistrimit në Republikën e Shqipërisë (brenda një rrethi të bardhë) dhe shenja e ndarjes administrative me ngjyrë të bardhë", thuhet në vendimin e qeverisë. Këtë lloj të ri targash do ta mbajnë të gjitha tipet e makinave që nga ato shtetërore, private, të misionit diplomatik, taksive dhe të policisë.
Targat e mjeteve, që i bashkëlidhen këtij vendimi:
-Targat e mjeteve rrugore vetëlëvizëse, buxhetore dhe private: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të zeza;
-Targat e mjeteve rrugore në shërbimin taksi: sfondi i verdhë, shkronjat dhe numrat të kuq. shenja dalluese T (Taksi);
-Targat e mjeteve rrugore të përkohshme: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PRK (Përkohshme);
-Targat e mjeteve rrugore të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese CD (Trup Diplomatik);
-Targat e mjeteve rrugore të shërbimit të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese TR;
-Targat e mjeteve rrugore të policisë: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat blu, shenja dalluese MB (Ministria e Brendshme);
-Targat e mjeteve rrugore në provë: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PROV;
-Targat përsëritëse: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq;
-Targat e makinave bujqësore: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese MB (Makinë Bujqësore);
-Targat e makinave teknologjike: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese MT (Makinë Teknologjike);
-Targat e rimorkiove, buxhetore dhe private: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese R (Rimorkio);
-Targat e rimorkiove bujqësore: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese RB (Rimorkio Bujqësore);
-Targat e rimorkiove teknologjike: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese RT (Rimorkio Teknologjike).