Masa: Situata është ndërlikuar
“Situata në të dy klasifikimet është ndërlikuar. Duhet të jemi të shpejtë dhe të shpresojmë të fitojmë të gjitha garat, ose të paktën të jemi në podium. Gara e radhës në shtëpinë tonë do të jetë një ngjarje e madhe dhe gjithashtu një ndalesë tepër e rëndësishme e kampionatit”, pohoi braziliani i “Kokëkuqes”.
Gara e Belgjikës në tërësi mund të konsiderohet negative për skuderinë nga Maranelo. Por Masa ka tjetër mendim: “Duke parë kushtet e vështira, me motin që ndryshoi shumë herë gjatë garës, mund të them se ishte një paraqitje jo e keqe, edhe pse jo në nivelin e asaj që ne prisnim. Në Belgjikë makina nuk ishte aq e shpejtë sa në dy garat paraardhëse në Gjermani dhe Hungari”.