E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon procedura për marrjen e patentës

Autori i Lajmit: Red.
Ligji “për pronësinë industriale” ka si qëllim kryesor rregullimin e sistemit të dhënies dhe të mbrojtjes të së drejtave të pronësisë industriale.
Mbrojtja e pronësisë industriale ka si objekte të saj: a) Patentat dhe modelet e përdorimit;
b) Disenjot industriale; c) Markat tregtare dhe të shërbimit;
ç) Treguesit gjeografikë. Shpikjet mbrohen nëpërmjet patentave dhe modeleve të përdorimit, të cilat jepen nga Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, (në vijim DPPM). Disenjot industriale, markat tregtare dhe të shërbimit dhe treguesit gjeografikë mbrohen nëpërmjet regjistrimit në DPPM. Mbrojtja e mësipërme për disenjot industriale nuk përjashton të drejtat e tjera, që parashikohen në ligj dhe, veçanërisht, të drejtat që bazohen në ligjin “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera, të lidhura me të”. Kjo sqarohet qartë në ligjin e lartpërmendur. Gazeta ballkan po publikon të plota disa nga nenet e këtij projektligji dhe ndryshimet e miratuara dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ndërkohë që projektligjin e plotë mund ta gjeni të afishuar në faqen zyrtare të Qeverisë në adresën  HYPERLINK "http://www.kwshilliministrave.al" ëëë.këshilliministrave.al
Neni 2
Fusha e zbatimit
Pronësia industriale ka si fushë të zbatimit jo vetëm industrinë dhe tregtinë, por edhe industrinë e shfrytëzimit dhe të agrikulturës, si dhe të gjitha produktet natyrore ose të prodhuara.
Neni 3
Zbatimi i ligjit
Ky ligj zbatohet:
1. në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, që përfshin hapësirën tokësore, gjerësinë e ujërave, territoriale dhe të brendshme, detare, hapësirën ajrore, që shtrihet mbi hapësirën tokësore dhe të ujërave, territoriale dhe të brendshme, detare, si dhe çdo vend tjetër, ku shtrihet sovraniteti i shtetit shqiptar, si selitë e përfaqësive diplomatike dhe konsullore shqiptare, anijet, që mbajnë flamurin e Republikës së Shqipërisë, anijet e marinës luftarake, të aviacionit ushtarak ose civil, kudo që ndodhen, në det dhe në zonat nënujore, në afërsi të territorit të Republikës së Shqipërisë, mbi të cilat Republika e Shqipërisë ushtron të drejta sovrane ose juridiksionin e vet, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
2. edhe për shpikjet e krijuara ose të përdorura jashtë, në hapësirë, duke përfshirë trupat qiellorë dhe anijet hapësinore, të cilat janë nën juridiksionin dhe kontrollin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
3. për personat, fizikë dhe juridikë, shqiptarë, si dhe për personat e huaj:
a) nga vendet dhe territoret, palë kontraktuese të konventave dhe traktateve ndërkombëtare në fushën e pronësisë industriale, ku edhe Republika e Shqipërisë është palë;
b) nga vendet dhe territoret, anëtare të Organizatës Botërore të Tregtisë;
c) nga vendet dhe territoret, me të cilat zbatohet parimi i reciprocitetit në fushën e pronësisë industriale.
Neni 4
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji me termat e mëposhtme nënkuptohen:
1. “Person”, çdo person, fizik ose juridik.
2. “Konventa e Parisit”, konventa “Për mbrojtjen e pronësisë industriale”, e miratuar në Paris, më 20 mars 1883, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.
3. “Ekspozitë ndërkombëtare”, ekspozita a panairi në kuptimin e përdorur në konventën “Për ekspozitat ndërkombëtare”, e miratuar në Paris, më 22 nëntor 1928, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.
4. “Marrëveshja e Madridit”, marrëveshja dhe protokolli i kësaj marrëveshjeje për regjistrimin ndërkombëtar të markave, e datës 14 prill 1891, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.
Kapitulli III
Aplikimi dhe procedura për dhënien e një patente
Neni 17
Kërkesa e një aplikimi për patentë
1. Aplikimi për patentë duhet të përmbajë:
a) Një kërkesë për dhënien e patentës;
b) Një përshkrim të shpikjes;
c) Një ose disa pretendime;
ç) Vizatimet, të përmendura në përshkrimin ose në pretendimet;
d) Një abstrakt;
dh) Dokumentin e prioritetit, nëse pretendohet për përparësi.
2. Aplikimi përmban emrin e shpikësit ose, kur janë disa, emrat e të gjithë shpikësve. Nëse aplikanti nuk është shpikësi ose nuk është njëri prej shpikësve, aplikimi duhet të përmbajë një deklaratë, që tregon origjinën e së drejtës për patentë.
3. Aplikimi shoqërohet me pagesën e tarifave të caktuara.
4. Të dhënat për elementet e aplikimit për patentë, mënyrën e depozitimit të tij pranë DPPM-së dhe procedura përkatëse parashikohen në rregulloren, në zbatim të këtij ligji.

KAPITULLI I

PATENTUESHMËRIA E SHPIKJEVE

Neni 5

Shpikjet e patentueshme

1. Patenta jepet për një shpikje, në të gjitha fushat e teknologjisë, me kusht që:

a) të përbëjë risi;

b) të përmbajë hap shpikës;

c) të jetë e zbatueshme në industri.

2. Nuk vlerësohen shpikje në kuptimin e pikës 1, të këtij neni, veçanërisht:

a) zbulimet, teoritë shkencore dhe metodat matematikore;

b) krijimet estetike;

c) skemat, rregullat dhe metodat për kryerjen e veprimeve mendore, për të luajtur lojëra ose biznes, dhe programet komjuterike;

ç) paraqitjet e informacionit.

3. Objektet ose veprimtaritë e përmendura në pikën 2, të këtij neni, përjashtohen nga patentueshmëria, në atë masë sa aplikimi për patentë ose patenta lidhet me vetë këto objekte a me këto veprimtari.

4. Objekti i shpikjes, që mbrohet nga një patentë, mund të jetë një produkt ose një proces.

5. Shpikjet bioteknologjike janë të patentueshme, nëse kanë të bëjnë me:

a) material biologjik, që merret ose izolohet nga mjedisi i tij natyror, apo që prodhohet me anën e një procesi teknik, edhe nëse ka ndodhur më parë në natyrë;

b) bimët ose kafshët, nëse mundësia teknike e shpikjes nuk kufizohet në një varietet të veçantë bimor a shtazor;

c) një proces mikrobiologjik ose proces tjetër teknik, apo një produkt i përftuar nëpërmjet një procesi të tillë, me përjashtim të rastit kur përftohet një varietet bimor a shtazor;

ç) një element i marrë a i izoluar nga trupi i njeriut ose i prodhuar ndryshe, nëpërmjet një procesi teknik, duke përfshirë një sekuencë a një sekuencë të pjesshme të një geni, mund të përbëjë shpikje të patentueshme, edhe nëse struktura e tij është identike me strukturën e elementit natyral. Aplikimi industrial i sekuencës ose i sekuencës së pjesshme të një geni duhet të bëhen publikë në aplikimin për patentë.

Box
Neni 6

Përjashtimet nga patentueshmëria

Nuk jepen patenta për:
1. Shpikjet, përdorimi tregtar i të cilave bie në kundërshtim me rendin publik, moralitetin ose shëndetin publik dhe jetën e njerëzve. Një përdorim i tillë vlerësohet se nuk bie në kundërshtim me to, thjesht sepse ai ndalohet me ligj ose me akte të tjera nënligjore. Mbi këtë bazë vlerësohen, veçanërisht, të papatentueshme, objektet e mëposhtme:
a) proceset e klonimit të qenies njerëzore;
b) proceset për modifikimin e vijës embrionale të identitetit gjenetik të qenieve njerëzore;
c) përdorimi i embrionit njerëzor për qëllime industriale a tregtare;
ç) proceset për modifikimin e identitetit gjenetik të kafshëve, të cilat ka të ngjarë t’u shkaktojnë atyre vuajtje, pa ndonjë përfitim thelbësor mjekësor te njeriu a kafsha, si dhe kafshët, që rezultojnë nga procese të tilla.
2. Varietetet bimore ose shtazore apo proceset thelbësisht biologjike për prodhimin e bimëve a të kafshëve, pa cenuar patentueshmërinë e shpikjeve, që lidhen me një proces mikrobiologjik a proces tjetër teknik, apo me një produkt, që sigurohet nëpërmjet një procesi të tillë.
3. Trupin njerëzor, në fazat e ndryshme të formimit dhe të zhvillimit, si dhe thjesht për zbulimin e njërës prej elementeve të tij, përfshirë një sekuencë apo një sekuencë të pjesshme të një geni.
4. Metodat për trajtimin e trupit të njeriut ose të kafshës me anën e kirurgjisë a të terapisë, si dhe metodat diagnostikuese, të praktikuara në trupin e njeriut ose të kafshës. Kjo dispozitë nuk zbatohet ndaj produkteve, veçanërisht ndaj substancave apo përbërësve, që përdoren në secilën prej këtyre metodave.
5. Substancat, që përftohen nëpërmjet transformimeve të brendshme nukleare, për qëllime ushtarake.
Neni 7
Risia
1. Një shpikje përbën risi, nëse ajo nuk është pjesë e një arritjeje të mëparshme.
2. Bërja e njohur në publik e një dokumenti apo çdo lloj bërje e njohur në publik duhet të merret e izoluar kur vlerësohet risia.
3. Pavarësisht nga përcaktimi i pikës 2, të këtij neni, kur vlerësohet risia, veçoritë e një dokumenti të dytë mund të kombinohen me ato të një dokumenti të parë, nëse dokumenti i parë përmban një referim të veçantë te këto veçori dhe veçoritë janë, pa mëdyshje, pjesë e shpikjes.
4. Arritja e mëparshme përfshin gjithçka, që është bërë e njohur për publikun, nëpërmjet një përshkrimi, me gojë ose me shkrim, nëpërmjet përdorimit ose në çdo mënyre tjetër, para datës së depozitimit të aplikimit për patentë a para datës më të hershme se data e depozitimit të aplikimit kur kërkohet prioritet, sipas nenit 24, të këtij ligji, e cila në vijim, do të quhet datë prioritet.
5. Arritja e mëparshme përfshin edhe aplikimet për patentë, të depozituara në Republikën e Shqipërisë ose të vlefshme për Shqipërinë, data e depozitimit ose data e përparësisë të të cilave, është më e hershme se data e parashikuar në pikën 4, të këtij neni, kur ato janë publikuar nga DPPM-ja sipas nenit 26, të këtij ligji, në këtë datë apo pas kësaj date.
Neni 8
Përdorimi mjekësor, i parë dhe i mëpasshëm
Përcaktimet e nenit 6, të këtij ligji, nuk përjashtojnë:
1. patentueshmërinë e një substance ose të një përbërjeje, që përfshihet në arritjen e mëparshme, për përdorimin e secilës prej tyre në një metodë, kirurgjikale a diagnostikuese, ose në një metodë të trajtimit terapeutik, me kusht që ky përdorim për çdo metodë të tillë të mos përfshihet në arritjen e mëparshme.
2. patentueshmërinë e një substance ose të një përbërjeje, që përmendet në pikën 1, të këtij neni, për çdo përdorim të veçantë të saj, në një metodë, kirurgjikale a diagnostikuese, ose në një metodë trajtimi terapeutik, me kusht që një përdorim i tillë të mos përfshihet në arritjen e mëparshme.
Neni 9
Hap shpikës
1. Një shpikje përbën hap shpikës, nëse, duke pasur parasysh arritjen e mëparshme, shpikja nuk është e kuptueshme nga një person i kualifikuar në fushën e arritjes, ku përfshihet ajo.
2. Nëse arritja e mëparshme përfshin dokumente, në kuptimin e pikës 5, të nenit 7, të këtij ligji, këto dokumente nuk do të vlerësohen, kur të vendoset, nëse përbëjnë hap shpikës ose jo.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›