Ekzekutohet te varrezat emigranti 36-vjeçar
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Ekzekutohet me dy plumba në kokë emigranti nga Pogradeci. Fatos Shyti është vrarë dy net më parë në pragun e shtëpisë, në afërsi të varrezave në Pogradec.
Burimet nga policia pohojnë se vrasja cilësohet e tipit mafioz, pasi viktima është qëlluar me dy plumba në kokë nga afër, me puthitje. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur as gëzhojat e plumbave. Pista e vetme e hetimeve është ajo e ndonjë konflikti të 36-vjeçarit në Itali, ku ishte emigrant.
Ngjarja
Fatos Shyti, 36 vjeç, nga fshati Gështenjas i rrethit të Pogradecit, është qëlluar për vdekje me dy plumba pistolete në hyrje të banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 të së martës. Shyti po kthehej për në banesë, pasi kishte qëndruar më parë në një kafe. Pasi i është afruar portës së shtëpisë, persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me dy plumba në kokë. Autorët e krimit janë treguar aq të kujdesshëm sa nuk kanë lënë asnjë gjurmë, madje kanë mbledhur dhe gëzhojat e plumbit. Policia bën të ditur se autori e ka qëlluar viktimën e tij nga një distancë e afërt, duke përfituar jo vetëm nga errësira, por edhe nga zona ku banonte emigranti në periferi të qytetit.
Hetimet
Burime nga policia e Korçës bënë të ditur dje se 36-vjeçari Fatos Shyti, banues në lagjen 1 të qytetit të Pogradecit është gjetur nga shërbime të policisë, i pajetë, në afërsi të banesës së tij, një ndërtesë kjo dykatëshe në katin e sipërm të së cilës banonte familja e emigrantit. Sipas hetimeve, vrasja e emigrantit mund të jetë kryer për motive pronësie. Hetimet në këtë pistë kanë çuar dhe në shoqërimin e disa personave të dyshuar, por deri në orët e vona të mbrëmjes nuk është ndaluar asnjë person, në cilësinë e të dyshuarit për vrasjen. Ndërkohë që pista e ngritur nga policia në lidhje me ekzekutimin e 36-vjeçarit është hedhur poshtë nga familjarët, të cilët kanë pohuar për grupin e hetimit se nuk kanë asnjë konflikt aq më pak pronësie, duke përjashtuar kështu versionin e policisë për ngjarjen. Familjarët kanë deklaruar në polici se gjatë qëndrimit të 36-vjeçarit në Pogradec, prej afro një muaji, ai nuk ka pasur mosmarrëveshje me ndonjë person dhe nuk është shprehur tek të afërmit për shqetësime që mund të kishte nga konfliktet në qytetin e Pogradecit.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2008