E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon rregulli i pozicionit jashte loje

Regulli i offside-t ose sic quhet ne shqip, pozicionit jashte loje, do te pesoje nje ndryshim shume te rendesishem prej sezonit te shkuar. Ky ndryshim ka ardhur nga vete FIFA dhe presidenti Joseph Blater, dhe te premte do ju ilustrohet edhe arbitrave italiane me video dhe shpjegime per ta kuptuar sa me mire. Nje evolucion qe duket se do te ndihmoje sulmuesit dhe do te penalizoje mbrojtesit, duke ndihmuar ne rritjen e numrit te golave. Por le ta shpjegojme me mire se cfare ndryshon.

Me pare, nese topi ishte drejtuar drejt nje sulmuesi ne pozicion jashte-loje, dhe nje mbrojtes mundohej ta ndalonte duke e prekur, nese kjo prekje nuk ishte dukshem nje pasim, atehere loja nderpritej ne cdo rast. Ndersa tani, kjo ndryshon, Nese nje mbrojtes ben nje veprim te vullnetshem duke prekur topin e drejtuar drejt nje sulmuesi ne pozicion jashte loje, atehere ky sulmues kthehet menjehere ne pozicion te rregullt. Pra, ndryshe nga me pare ku duhej qe mbrojtesi te kryente nje pasim, pra nje prekje e thjeshte nuk mjaftonte, me rregullin e ri mjafton nje veprim i vullnetshem i nje mbrojtesi (si nje prekje e thjeshte e topit) per te vendosur ne pozicion te sakte te gjithe sulmuesit qe ishin perpara vijes te lojes./indeksionline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›