Ndryshon serish ligji i legalizimeve ja detajet konkrete

Tirane 6 tetor NOA - Objekti i ndertuar pa leje ose shtesa e siperfaqes tej lejes se miratuar nuk kualifikohet per legalizim ose nese eshte kualifikuar legalizimi nderpritet ne cdo kohe perpara leshimit te lejes se legalizimit sipas nenit 28 te ligjit ne rast se shkel vijen e ndertimit ne rruget e kategorise se pare te dyte dhe te trete te parashikuar nga plani i pergjithshem rregullues studimet urbanisitike apo projektet e vecanta infrastrukturore rrugore te cdo niveli te miratuara a ne proces.
Ky eshte ndryshimi i ri qe Keshilli i Ministrave miratoi me ane te nje vendimi te posacem ne ligjin Per legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje te ndryshuar i vitit 2006.
Duke shtuar se ne kete kategori futen edhe ndertimi qe cenon zbatimin e projekteve per zona turistike zona komerciale dhe rekreativezonat ekonomike parqe dhe impiante industriale per te cilat ka studime te miratuara ose ne proces.
Nderkaq ky vendim permban edhe ndryshimin e percaktuar ne kreun II te ketij ligji ku shtohet me kete permbajtje Kur objektet ndodhen ne kushtet e moskualifikimit per legalizim organet shteterore pergjegjese kane te drejte tikerkojne ALUIZNI-t nderprerjen e legalizimit duke specifikuar dhe shkakun konkret sipas pikave 2 e 3 te ketij vendimi per te cilin ALUIZNI eshte i detyruar te nderprese procesin. Kerkeses duhet ti bashkelidhet detyrimisht dokumentacioni provues. ALUIZNI eshte i detyruar qe brenda 2 dy javeve nga data e depozitimit te kerkeses tu konfirmoje nderprerjen e procedurave organit shteteror pergjegjes dhe personit te interesuar per legalizimin e ndertimit pa leje. Ne rast se me kalimin e ketij afati ALUIZNI nuk ka konfirmuar ose ka refuzuar nderprerjen e legalizimit organi shteteror pergjegjes ka te drejte ti kerkoje Keshillit te Ministrave pezullimin e procedurave te legalizimit te objekteve pa leje. Keshilli i Ministrave vendos sipas afateve dhe procedures se percaktuar ne paragrafin e dyte te pikes 1 te nenit 13 te ligjit nr.9482 date 3.4.2006 Per legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje te ndryshuar.
n.e/NOA