E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndryshon vendimi për pensionet suplementare, “Inspektorati Qendror” bëhet “Inspektorati i Përgjithshëm”

Qeveria ka miratuar një ndryshim në vendimin, i cili rregullon kriteret, rregullat dhe procedurat për përfitimin e pensioneve shtetërore suplementare për personat që kryejnë funksione kushtetuese dhe punonjësit e shtetit.

Ndryshimi, i propozuar nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, synon një saktësim terminologjik në lidhjen nr. 1, “Lista e institucioneve qendrore buxhetore”. Konkretisht, në ndarjen e tretë “Institucione në varësi të Kryeministrit”, emërtesa “Inspektorati Qendror” zëvendësohet me “Inspektorati i Përgjithshëm”.

Ky ndryshim reflekton një përditësim të emërtimit zyrtar të institucionit përkatës brenda listës së entiteteve që përfitojnë nga skema e pensioneve suplementare. Instituti i Sigurimeve Shoqërore është ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›