Ndryshoni Kushtetuten Rama Berisha kunder reformave

Reforme teresore ne sistemin e drejtesise dhe shqyrtimin e projektligjeve me 3 te pestat ne parlament ne kuader te nje reforme te plote. Me kete propozim Partia Socialiste ka hapur tryezen “Drejtesia ne Sfiden e Integrimit”, ku ka qene te ftuar konstitucionaliste, eksperte te fushes , perfaqesues te institucioneve te drejtesise, ndersa nga mazhoranca i vetmi perfaqesues qe i eshte pergjigjur fteses se selise roze ka qene deputeti i LSI Lefter Koka.
Sekretari per çështjet zgjedhore në PS, Fatmir Xhafa tha se PS beson se ligjet me 3/ 5 nuk permiresojne imazhin e drejtesise vendase, por nderhyrja duhet e plote.
“Qoftë ndërhyrjet në system, ashtu edhe miratimi I ligjeve të reformave të kërkuara për drejtësinë do të ishin pjesë e një procesi të shëndetshëm dhe të dobishëm vetëm nëse ai do të jetë transparent, gjithpërfshirës për aktorët e sistemit dhe grupet e interesit dhe njëherësh edhe produkt i ekspertizës më të mirë vendase dhe ndërkombëtare”- tha Fatmir Xhafa.
“Në lidhje me miratimin e shumë ligjeve, sidomos atyre me shumicë të cilësuar, ne jo se kemi qenë për arsye politike kundër këtyre ligjeve, por ne nuk mund të pranojmë që këto ligje të miratohen nga ne pa u diskutuar sëbashku, jo vetëm në këto tryeza të përbashkëta, por edhe në parlament”- tha Arben Isaraj.
Ekpertët dhe njohësit e drejtësisë vunë theksin tek nevoja për ndërhyrje në kushtetutë, duke propozuar ndërhyrje në prokurori, KLD, deri tek rikthimi i zgjedhjes se presidentit me shumice te cilesuar ne parlament.
“Në gjyqësor, përveç Këshillit të Lartë të Drejtësisë, reforma duhet të përfshijë aspekte të rëndësishme të organizimit gjyqësor, ndoshta edhe pa qenë nevoja për ndryshime kushtetuese”- tha konstitucionalisti, Luan Omari.
“Miratimi i dekretit të presidentit të republikës për prokurorin e përgjithshëm të bëhet nga parlamenti me votë të cilësuar, me 3/5”- tha Shkelqim Hajdari, kryetar i shoqatës së prokurorëve.
“Duhet të shikohet edhe zgjedhja e presidentit të republikës. Unë e them hapur: gjithçka tjetër që flitet për reformën, pa rishikimin edhe të kushtetutës që është reformuar në mënyrë automatike, me përmbajtje autokratike, do të jetë një hipokrizi”- tha analisti Andrea Stefani.
Ndersa kreu i socialisteve Edi Rama tha se deri ne pranvere duhet te kete nisur dialogu per reformen ne drejtesi me mazhorancen, por mungesa e saj ne kete tryeze shtoi ai tregon mungese angazhimi te saj, ndërsa akuzoi dhe madje ironizoi kreun e mazhorances.
“Me sa duket janë zënë me punë më të rëndësishme se sa integrimi europian i Shqipërisë dhe marrja e statusit të vendit kandidati dhe përfytyroj që ndërkohë që ne flisnim për gjërat që kërkon Europa prej nesh, Saliu do ketë qenë në ndonjë majë mali duke thënë: Nuk më lë opozita ta lëshoj Shqipërinë që kam kapur për fyti”- tha Rama.